LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Viti 2023 i vështirë për të drejtat e fëmijëve, përfundoi me marrjen e jetës së Vanja Gjorçevskës

Ziberi: Viti 2023 i vështirë për të drejtat e fëmijëve, përfundoi me marrjen e jetës së Vanja Gjorçevskës

Avokati i Popullit Naser Ziberi e vlerësoi vitin e kaluar si veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve. Avokati Ziberi e përmendi si shkelje të të drejtave të fëmijëve jetën e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe u vra mizorisht.

“Viti 2023 do ta cilësoj si të pafavorshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve, që fatkeqësisht i mori jetën vajzës së re Vanja Gjorçevskës në fundvit, por edhe të vështirë për fëmijët së pari dhe personave që vuajnë dënimin me burg në vend”, tha avokati Ziberi.

Vitin e kaluar, si shkelje të mëdha të të drejtave të fëmijëve, Ziberi përmendi mosdhënien në kohë të certifikatave, mungesën e teksteve, shpërndarjen e parakohshme të teksteve dhe pamundësinë e nxënësve shqiptarë për të mësuar gjuhën amtare në shkollat ​​e Gazi Babës, Veles dhe Çashkës.


Vitin 2023 Ziberi poashtu e ka vlerësuar si të pafavorshëm edhe për të burgosurit për shkak se policia ka përdorur forcë të tepruar dhe i ka torturuar gjatë bastisjes në burgun e “Idrizvovës” që nga tetori i këtij viti.

Ai tha se sipas deklaratave të të burgosurve dhe sipas video-incizimeve, pas bastisjes gjithsej 60 të burgosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori