LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë për Tetovën”: Rezultatet e Pisa-s tregojnë gjendjen e mjerueshme të arsimit në vend

“Më mirë për Tetovën”: Rezultatet e Pisa-s tregojnë gjendjen e mjerueshme të arsimit në vend

“Më mirë për Tetovën” sot në në deklaratë për media thonë se rezultatet e Pisa testimit janë dëshmi e pakontestueshme se sistemi arsimor është në gjendje të mjerrueshme.

“Ministria për arsim dhe shkencë bashkë me Bironë për zhvillim të arsimit kanë qenë më të angazhuar në ndarjen e tenderave sesa në përmirësimin e kualitetit të arsimit. Dëshmi për këtë është mungesa e librave dhe mjeteve punuese për nxënësit si dhe gabimet e shumta teknike dhe përmabajtësore në tekstet që janë në shfrytëzim.


Në dy dekadat e fundit, partizimi i skajshëm i arsimit në shkolla është një nga arsyet kryesore për situatën në të cilën gjendemi. Rasti me Shkollën e mesme të gjimnazit që ngeli pa rrymë dhe dhe shkollës fillore Istikball ku për një vit 4 herë u ndryshua udhësheqësia, janë shembuj të pazarllëqeve dhe luftës mes partive”, thonë nga “Më Mirë për Tetovën”.

Qe gjendja e procesit edukativo-arsimor të vështirësohet më shumë, theksojnë nga atje, nuk mjafton vetëm neglizhenca nga pushteti qendror por edhe qasja agresive e pushtetit lokal ndaj shkollave.

“Komuna edhe pse është themeluese e shkollave fillore dhe të mesme, përpos që nuk parasheh mjete për përmirësimin e gjendjes së shkollave dhe bazohet vetëm në dotacionet nga pushteti qendror, manipulon me udhëzimet e qeverisë për operacione financiare te dyshimta ne kurriz te prindërve.

Dy muajt e fundit ushtrohet një presion i madh ndaj prindërve dhe mësimdhënësve për pranimin pakusht të një lloji të uniformave, për të cilat vendimi është sjellur pa i konsultuar prindërit edhe pse bara financiare bie mbi vet ata.

1.Në cilin ekstrakt të Qeverisë thirret komuna për çështjen e uniformave?

2.Kush nga komuna ka bërë marrëveshje në 4 sy për uniformat e 15.000 nxënësve duke anashkaluar prindërit që paguajnë?

3.Cila është kompania dhe si është përzgjedhur?

4.Si është caktuar çmimi prej 80 denarë kur në treg një punim i tillë gjendet me çmim shumë më të lirë?”, thonë nga atje.

E përkujtojmë Komunën e Tetovës, shtojnë nga atje, se uniformat shërbejnë për çështje sigurie dhe barazie mes nxënësve e jo për pazare financiare të individëve të pa autorizuar komunal në kurriz të prindërve të nxënësve.

Nga Komuna e Tetovës kanë mohuar pohimet e “Më mirë për Tetovës” nga ku thonë se shkollat vetë kanë bërë porositjen e uniformave dhe se komuna nuk ka marrëveshje me ndonjë kompani për uniformat.

“Kemi pasur një vendim apo rregullore të Qeverisë të muajit maj, që e ka dërguar në Komunën e Tetovës, dhe se ne si Komunë ua kemi përcjell shkollave, e cila nuk është obligative për pajisje me uniforma.

Këshillat e shkollave vetë kanë zgjedhur që nxënësit të pajisen me uniforma”, tha Nazmi Dauti nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës.

Ai tha se Këshilli i shkollave vetë e kanë zgjedhur kompaninë për uniformat dhe veç se dy-tre shkolla janë pajisur me uniformave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori