LAJMI I FUNDIT:

Rustemi: Raportet e FIDIC dhe ESHS-së do të jenë në seancë të qeverisë, do të japin përgjigje se si do të veprohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

Rustemi: Raportet e FIDIC dhe ESHS-së do të jenë në seancë të qeverisë, do të japin përgjigje se si do të veprohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

Raportet nga eksperti i FIDIC dhe nga Enti Shtetëror i Auditimit do të jenë në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe sa më parë duhet të japin përgjigjen me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.

Ai në një prononcim për media tha se eksperti i FIDIC që e kanë angazhuar ka paraqitur një raport me tre opsione, vazhdimin e kontratës me kontraktorin “Sinohydro”, vazhdimin e kontratës me penalitete apo ndërprerjen e kontratës.

“Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë dorëzuar në raportin që kemi dorëzuar sot së bashku me raportin e Entit Shtetëror të Auditimit në Qeveri dhe, sipas të gjitha gjasave, Qeveria do t’i shqyrtojë në seancën e ardhshme. Ne do të jemi të pranishëm, do të shpjegojmë të gjitha ato opsione që kemi nga eksperti i FIDIC që do të jetë në seancë. Pas seancës së Qeverisë do të dimë se si do të vazhdojmë me kontraktorin Sinohydro”, tha Rustemi.


Me gjithë përpjekjet dhe angazhimet e tyre ndaj kontraktorit për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, përfundimi i projektit u prolongua, siç tha ai “për shkak të shfaqjes së rrëshqitjeve të reja dhe shembjes së dheut dhe janë në fazë ku ata kanë nevojë për ndihmën e ekspertëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori