“Parada e shqiptarëve” dyfishoi numrin e hyrjeve nga Amerika.
Vjeshta është mbyllur me një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT, Nëntori solli një rritje me 52.7% më shumë turistë se nëntori i vitit të shkuar. Në total gjatë Nëntorit të këtij viti hynë në territorin e Shqipërisë, mbi 547 mijë turistë, ndërsa vitin e shkuar ishin rreth 350 mijë turistë të huaj.
Gjatë 11 mujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9 milion e 533 mijë, duke u rritur me mbi 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Për shkak edhe të flukseve të kthimit të emigrantëve që vijnë për festat e Dhjetorit, por edhe turistë të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për të shijuar festat e fundvitit pritet që viti 2023 të mbyllet më mbi 10 milionë turistë.
Në Nëntor të këtij viti numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri e kanë vizitorët nga vendet e Evropës me mbi 525 mijë shtetas pasuar nga Amerika përkatësisht me 14 mijë dhe Azia Lindore /Paqësori me rreth 3.500 vizitorë. Numri i turistëve nga Amerika u dyfishuan këtë nëntor, në krahasim me nëntorin e vitit të shkuar, që ishin rreth 7 mijë, për shkak edhe të paradës së shqiptarëve që u mbajt për herë të parë në Tiranë për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit për muajin Nëntor ishin më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Mbi 550 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë për festat e Nëntorit, pasi kishin 4 ditë pushim, duke pësuar një rritje me 100 mijë më shumë se nëntori i 2022. Shqipëria pritet që edhe gjatë vitit 2024 të jetë një ndër destinacionet kryesore të turistëve evropian dhe jo vetëm, madje sipas tur operatorëve prenotimet për vitin e ardhshëm janë rritur me mbi 35%./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë