LAJMI I FUNDIT:

Tensione para Kuvendit në Beograd të Serbisë, protestuesit thyejnë xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës – deklarohet edhe Vuçiq

Tensione para Kuvendit në Beograd të Serbisë, protestuesit thyejnë xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës – deklarohet edhe Vuçiq

Dera e Kuvendit në Beograd të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët protestuan për të shtatën herë me ftesën e opozitës, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

Më herët, përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit.


Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës, shkruan rel.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.

Pas incidenteve para Kuvendit, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Megjithatë, presidenti serb tha se “autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin”.

Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori