LAJMI I FUNDIT:

Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Foshnja, vetëm disa ditëshe, u bë virale pasi mamaja e saj, Joicinha Freitas, postoi një video të hapave të saj të parë në Instagram.

Videoja është xhiruar gjatë një kontrolli në spital, ku një mjek i cili po e mbante me duar po e inkurajonte foshnjën që të ecë, transmeton Telegrafi.

Siç mund ta shihni edhe në video, foshnja nuk është emocionuar dhe po qan, por video i ka lënë njerëzit pa fjalë.


Ndërsa disa nuk besojnë se si një fëmijë kaq i vogël mund të ecë, të tjerë sqaruan se është një refleks krejtësisht normal.

Mjeku pediatër mund të testojë refleksin e ecjes duke e vendosur fëmijën në këmbë dhe duke e afruar në një sipërfaqe të fortë. Fëmija më pas do të imitojë ecjen, d.m.th të ngrejë këmbën, të përkulë gjurin dhe të ecë përpara.