Adoleshenti shqiptar që hakoi GTA VI dënohet me burgim që do ta vuajë në një spital
![Adoleshenti shqiptar që hakoi GTA VI dënohet me burgim që do ta vuajë në një spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/arton-kurtaj-780x439.jpg)
Një haker 18-vjeçar me prejardhje shqiptare, që kishte publikuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin prezantuar për lojtarët, është dënuar me qëndrim në spital në afat të pacaktuar.
Arion Kurtaj nga Oksfordi, i cili është autik, ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$.
Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games i kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë.
Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krime kibernetike nënkuptonte se ai është i rrezikshëm për publikun.
Ai do të qëndrojë në një spital të sigurt nëse mjekët nuk e konsiderojnë atë më një rrezik, raporton bbc.
Gjykata dëgjoi se Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim me dhjetëra raportime për plagosje apo dëmtime materiale.
Mjekët e konsideruan Kurtaj të papërshtatshëm për t’u gjykuar për shkak të autizmit të tij, kështu që jurisë iu kërkua të përcaktonte nëse ai i kreu apo jo aktet e supozuara – jo nëse e bëri këtë me qëllim kriminal.
View this post on Instagram
Një vlerësim i shëndetit mendor i përdorur si pjesë e seancës dëgjimore tha se ai “vazhdoi të shprehte synimin për t’iu kthyer krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është shumë i motivuar”.
Jurisë iu tha se ndërsa ai ishte dënuar me kusht për hakerimin e Nvidia dhe BT/EE dhe në mbrojtje të policisë në një hotel Travelodge, ai vazhdoi ‘punën’ dhe kreu hakimin e tij më famëkeq.
Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të hakonte Rockstar, kompaninë pas GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e hotelit dhe një telefon celular.
Kurtaj vodhi 90 video të videolojës Grand Theft Auto 6 të pa publikuara më parë.
Ai depërtoi në sistemin e brendshëm të mesazheve Slack të kompanisë për të deklaruar “nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, do të filloj të publikoj kodin”.
Më pas ai postoi videot dhe kodin burimor në një forum me emrin e përdoruesit TeaPotUberHacker.
Ai u arrestua përsëri dhe u ndalua deri në gjykimin e radhës, i cili nuk dihet kur do të mbahet.
Më herët këtë muaj, trajleri i “GTA VI” u publikua duke marrë 128 milionë shikime në YouTube brenda 4 ditëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-83-380x233.jpg)
Bateria e ulët në telefonin tuaj? Zgjate jetën e saj me këtë zgjidhje të lehtë
![Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-63-380x233.jpg)
Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit
Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen
![Në këtë mënyrë ata mund të thyejnë fjalëkalimin tuaj në më pak se 60 sekonda](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_5-34-380x233.jpg)
Në këtë mënyrë ata mund të thyejnë fjalëkalimin tuaj në më pak se 60 sekonda
Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen
![Bëhet virale videoja e burrit që tregon se pse sipas tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-18-380x233.png)
Bëhet virale videoja e burrit që tregon se pse sipas tij "Al nuk është reale"
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024