Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe në Evropën Juglindore, është e ngazëllyer të shpallë një bashkëpunim me “24 Yjet”, një ofrues i shërbimeve të transportit. Ky partneritet strategjik tregon përkushtimin tonë ndaj klientëve tanë dhe punonjësve tanë, si dhe për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të blerjeve për klientët duke ofruar një mundësi transporti të përshtatshëm dhe të përballueshëm për në qendër dhe nga qendra tregtare.
Duke filluar nga 2 janari 2024, klientët e Prishtina Mall mund të përfitojnë nga ky shërbim ekskluziv, duke i lejuar ata të shijojnë një udhëtim të qetë nga Prishtina për në qendrën tregtare. Bashkëpunimi me “24 Yjet” është një dëshmi e përkushtimit të Prishtina Mall për të ofruar jo vetëm blerje të jashtëzakonshme, por edhe një përvojë tërësore dhe të përqendruar te klienti.
“Ne jemi të ngazëllyer për të prezantuar këtë zgjidhje të transportit në partneritet me “24 Yjet”, tha Drejtori Menaxhues i Prishtina Mall z. Alvaro Antunes Costa. “Qëllimi ynë është ta bëjmë përvojën e blerjeve në Prishtina Mall më të qasshme dhe të këndshme për klientët tanë të çmuar. Ky bashkëpunim na mundëson të ofrojmë një opsion transporti të përshtatshëm, të besueshëm dhe me kosto efektive, duke rritur komoditetin e përgjithshëm për të vizituar qendrën tonë. Dëshiroj të falënderoj Komunën e Prishtinës për mbështetjen dhe që mundësuan këtë bashkëpunim”.
“24 Yjet” do të operojë linjat e përcaktuara drejt dhe nga Prishtina Mall, duke siguruar lidhje efikase për blerësit. Shërbimi do të jetë i disponueshëm në disa lokacione në Prishtinë, nga herët në mëngjes deri në mesnatë, duke e bërë më të lehtë për klientët të planifikojnë vizitat e tyre.
Për të përfituar nga ky shërbim, blerësit thjesht mund të hipin në autobusët e caktuar në pikat e caktuara të marrjes, duke paguar një tarifë prej 60 cent për një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurt drejt Prishtina Mall.
Rreth Prishtina Mall: Prishtina Mall është një destinacion mbirajonal për blerje i vendosur në autostradën Prishtinë – Ferizaj dhe ofron qasje të lehtë për blerësit nga vendet e rajonit. Me një gamë të larmishme të dyqaneve me pakicë, opsioneve argëtuese dhe lokaleve të ngrënies, Prishtina Mall është e përkushtuar të ofrojë një përvojë të veçantë blerjeje për klientët e saj të çmuar.
Rreth 24 Yjet: 24 Yjet është një ofrues kryesor i shërbimeve të transportit i përkushtuar për të ofruar zgjidhje të sigurta, të besueshme dhe të përshtatshme udhëtimi. Me fokus në kënaqësinë e klientit, 24 Yjet përpiqet ta bëjë transportin pa probleme dhe të qasshëm për të gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore