LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja pa viza nga 1 janari, tani në dispozicion edhe numri i telefonit për marrjen e informacioneve

Lëvizja pa viza nga 1 janari, tani në dispozicion edhe numri i telefonit për marrjen e informacioneve

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen pa pasur nevojë të presin më para ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

Lidhur me liberalizimin e vizave faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës javët e fundit ka dhënë informata të ndryshme, të nevojshme për qytetarët.

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka bërë të ditur se tashmë është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë në Evropë.


“Tani është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë #PaViza!  Telefononi në 080077001 nga ora 9:00 – 15:00 dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth lëvizjes së lirë nga 1 janari 2024.

Pyetjet tuaja, përgjigjet tona – vetëm një telefonatë larg”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të gjitha informatat që ju duhen mund t’i merrni në https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/

Kjo faqe qeveritare po ashtu ka njoftuar ditë më parë sa para duhet të kenë qytetarët e Kosovës kur udhëtojnë, çfarë dokumentesh nevojiten për të udhëtuar pa viza dhe sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në zonën Shengen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori