LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Gjendjen Civile do të jetë sërish në seancë nesër në Gjykatën Kushtetuese së RMV-së

Ligji për Gjendjen Civile do të jetë sërish në seancë nesër në Gjykatën Kushtetuese së RMV-së

Gjykata Kushtetuese në RMV nesër do të mbajë seancën e 45-të, në të cilën ndër të tjera është paraparë të votohet edhe lënda që përfshin dispozitat e kontestuara të Ligjit për Gjendjen Civile.

Kjo temë, siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, është vënë në diskutim më 19 korrik 2023, gjatë së cilës diskutimi u shterua, por në fazën e votimit propozimi nuk ka marrë shumicën e kërkuar. Gjyqtari raportues Darko Kostadinovski më pas propozoi që të fillojë procedurë, gjegjësisht në fazën tjetër, Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e tre neneve që përfshijnë të dhënat për kombësinë në regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve nga Ligji për regjistrat, por ky propozim nuk u pranua nuk mori shumicën e nevojshme prej të paktën pesë votave “po”.

Inicues i iniciativës është Partia Politike “E Majta”, dhe dispozitat e kundërshtuara janë neni 4 paragrafi 1 pika 2) në rubrikën “nacionaliteti”, neni 11 paragrafi 1 pika 1) në rubrikën “nacionaliteti” dhe neni 13 paragrafi 1 pika 1 në rubrikën “shtetësia” “, të gjitha nga Ligji për gjendjen civile.


Nga pretendimet në iniciativë, thuhet se sipas kërkuesit, ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, gjegjësisht me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, kryesisht për faktin se liria e shprehjes së kombësisë përfshin të drejtën për të ndryshuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe me futjen praktike të grafës së kombësisë në ekstraktin nga librat e lindjes, si regjistrat publikë, i jep fund ndjenjës së shprehur kombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori