Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi këtë muaj, Remzi Azemin, shqiptar me origjinë nga Kosova i cili në Ekuador u shpall në kërkim për shkak të një vrasjeje.
Ai është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Ilir Hidrit në vitin 2017 në qytetin-port të Guayaquilit, vendit ku ai kishte qëndruar gjatë. Shqiptari ishte vrarë në një atentat në Ekuador, duke u qëlluar me 3 plumba pas koke.
Azemin e kishte shpallur në kërkim edhe Interpoli dhe për të para dy vitesh ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Guayaquili.
“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, thanë nga policia maqedonase.
Kush është Remzi Azemi?
Shumica e kokainës në botë, paketohet, bëhet gati e niset nga Amerika Latine. Remzi Azemi ishte një nga shqiptarët që ishin njerëzit kryesorë në këtë detyrë.
Ai ishte ndër shqiptarët e parë që ishin vendosur në Ekuador. Ai ishte në dorën e parë të zingjirit të trafikut të kokainës, dhe ndër shqiptarët e parë që e hapën këtë rrugë, duke u bërë pjesë të karteleve të drogës atje.
Remzi Azemi kishte shtetësi ekuadoriane dhe prej vitesh qëndronte në Guayaquil. Porti i këtij qyteti mbetet ende nyja kryesore logjistike për kokainën që transportohet nga Amerika Latine për në Europë dhe në pjesën tjetër të botës.
Gazetari hulumtues nga Shqipëria, Artan Hoxha kishte thënë para një viti në Pressing në T7 se kosovarët kishin shkuar atje duke bashkëpunuar me grupet ballkanase, kryesisht kroate e malazeze.
Remzi Azemi ishte një nga kosovarët më të njohur si ish-banorë të Guayaquilit, së bashku me Fadil Kaçanikun.
Azemi për një kohë thuhet se qëndroi në Gjermani.
Prezenca e tyre në Ekuador ishte bërë e njohur për shkak të një vargu atentatesh.
Remzi Azemi ishte arrestuar në vitin 2014 gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë. Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë.
Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Kishte dalë nga burgu pas një muaji.
Organet e ndjekjes në Ekuador kishin thënë se Azemi dhe Kaçaniku ishin familjarë. Ata të dy, sipas mediave ekuadoriane, për një periudhë kohore kishin përdorur të njëjtin automjet të blinduar.
Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Ai ishte në po atë automjet të blinduar dhe atentatorët, siç kishin raportuar mediat atje, e kishin shfrytëzuar momentin për të shtënë disa herë drejt tij, kur gruaja e Azemit e kishte ulur xhamin për ta pirë një cigare. Por ai nuk u vra. Mbeti veç i plagosur. Atentati lidhej qartazi me konfliktet për kokainën.
Ky atentat e pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidrit (i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje) vetëm disa muaj më herët. Azemi po hetohej nga autoritetet e Ekuadorit për lidhje të mundshme me vrasjen e Ilir Hidrit.
Atentati në të cilin Azemi u plagos, kishte hedhur më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë.
Azemi ishte arratisur pas kësaj ngjarjeje, sipas disa dokumenteve të Prokurorisë ekuadoriane.
Organet e ndjekjes e posedonin një telefon të Azemit dhe prokurori i kësaj çështjeje, Cesar Pena kishte treguar se kishin gjetur mesazhe të rëndësishme në të.
Në vitin pasues ishte vrarë Fadil Kaçaniku, një shtetas shqiptar nga Mali i Zi, me origjinë nga Kosova.
Ai dhe gruaja e tij ekuadoriane, Elsa G., e cila punonte në aeroport, ishin rrëmbyer në vitin 2018 teksa ishin duke fjetur dhe ishin torturuar e më pas ishin vrarë në periferi të Guayaquilit. Çifti u gjetën të vrarë në një nga rrugët që të çonin në bregdet.
Në shtëpinë e tyre ishin paraqitur disa persona të veshur si policë, të cilët i kishin marrë ata duke prezantuar një urdhër të rremë nga gjykata.
Për vrasjen e Fadil Kaçanikut më vonë u akuzua Remzi Azemi.
Azemi ishte nga ato raste që kishin shpërfaqur më shumë informacione për jetesën e trafikuesve europianë të kokainës në Ekuador. Prokurori Cesar Pena i kishte përshkruar shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës si persona që paraqiten si biznesmenë, që merren me fitnes, që jetojnë në rezidenca luksoze e lëvizin me automjete të blinduara e truproja.
Azemi merrej specifikisht me mbikëqyrjen e transportimit të kokainës nga porti i zhurmshëm i Guayaquilit në Ekuador, shtetin e vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë, prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë. Dërgesat, zakonisht destinoheshin, sikur edhe sot, për në portin e Roterdamit në Holandë, raporton syrinet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Andonovski: Strategjia e sigurisë kibernetike është një moment historik në procesin e transformimit dixhital të vendit
Kurti kujton presidentin historik Rugova: Një lider i madh që formoi të ardhmen e Kosovës
Policia largon një kamerë ilegale që ishte në Leposaviq, monitoronte një pjesë publike
Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë