LAJMI I FUNDIT:

Grabitësit hynë në shtëpinë e portierit të PSG-së, duke kërcënuar se do ta vrisnin gruan e tij

Grabitësit hynë në shtëpinë e portierit të PSG-së, duke kërcënuar se do ta vrisnin gruan e tij

Portieri i tretë i Paris Saint-Germain, Alexandre Letellier u vu në shënjestër të grabitësve të armatosur së bashku me familjen e tij dhe tragjedia u parandalua nga reagimi i shpejtë i policisë.

Katër grabitës hynë në shtëpinë e Lettelier në Hardricourt rreth orës 2 të mëngjesit të së martës.

Portieri i PSG-së zgjoi gruan e tij Chloe dhe dy fëmijët (6 dhe 2 vjeç) dhe thirri policinë dhe në momentin e telefonatës grabitësit e urdhëruan që të mbyllte telefonatën me armë.


Nga portieri iu kërkua të dorëzonte para dhe bizhuteri dhe ata e kërcënuan se do ta vrisnin gruan e tij nëse ai nuk e bënte këtë.

Sipas mediumit Le Parisien, ata treguan se ishin seriozë duke goditur gruan e tij teksa ajo mbante në krahë një fëmijë dyvjeçar.

Policia ka reaguar me shpejtësi në bazë të informacioneve që mundi t’u jepte Aleksandre dhe ata hynë në shtëpi dhe arritën të arrestonin tre grabitës, ndërsa kërkimi për të katërtin vijon ende.

Tetë lojtarët e PSG-së që janë grabitur në Paris ndërsa Donnarumma është viktima e fundit
Lexo po ashtu Tetë lojtarët e PSG-së që janë grabitur në Paris ndërsa Donnarumma është viktima e fundit

Dy nga të arrestuarit janë të mitur 16 vjeç dhe tjetri është 21 vjeç. Gjithashtu, gjatë aksionit ka mbetur i plagosur edhe një polic.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e PSG-së janë në shënjestër të grabitësve. Në korrik, Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij u lidhën dhe u grabitën, në maj 2021 u grabit shtëpia e Angelo Di Marias dhe babai i Marquinhos u rrëmbye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Kalo në kategori