LAJMI I FUNDIT:

Opozita në Serbi proteston, kundërshton rezultatet në Beograd – disa prej tyre futen në grevë urie

Opozita në Serbi proteston, kundërshton rezultatet në Beograd – disa prej tyre futen në grevë urie

Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë dhe kërkon anulimin e tyre.

Miroslav Aleksiq dhe Marinka Tepiq kanë filluar grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka njoftuar Tepiq sonte para ndërtesës së RIK-ut (komisioni zgjedhor), transmeton Telegrafi.


Liderët e koalicionit kryesor opozitar synojnë të shkojnë në ndërtesën e RIK-ut dhe të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për, siç thonë ata, parregullsi të shumta.

Kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor që të anulojnë zgjedhjet në Beograd, për shkak të mashtrimit dhe parregullsisë së rezultateve, për shkak të cenimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Beogradit. Do t’i dërgojmë të gjitha provat dhe materialet që kemi mbledhur gjatë ditës së djeshme, të cilat tregojnë qartë se rezultati i arritur nga partia Progresive serbe në Beograd është arritur falë njerëzve që janë sjellë për të votuar në Beograd, edhe pse nuk jetojnë atje. Kemi një situatë ku ka ardhur për të votuar ministri i Bosnjë-Hercegovinës, që është e paprecedentë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullsi. Prandaj, këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha Miroslav Aleksiq, një nga bartësit e listës “Serbia pa dhunë”.

Ai bëri të ditur se do të hyjë në godinën e Komisionit Zgjedhor me kolegët e tij deputetë dhe nuk do të largohet derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Qytetarët e mbledhur janë drejtuar drejt RIK-ut me britma hajna, hajna. Liderët e opozitës Srgjan Milivojeviq, Aleksandar Jovanoviq, Vladimir Obradoviq, Pavle Grboviq, Borko Stefanoviq kanë hyrë në objektin e RIK-ut.

Miroslav Aleksiq dhe Marinka Tepiq kanë filluar grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka njoftuar Tepiq sonte para ndërtesës së RIK-ut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori