LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton Trustin, thotë se është i rëndësishëm fuqizimi i institucionit

Kurti viziton Trustin, thotë se është i rëndësishëm fuqizimi i institucionit

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Prezent në takim nga ana e Trustit ishin Kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues.

“Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të shtetit në zyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, që prej pavarësisë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Kalo në kategori