LAJMI I FUNDIT:

Misioni i Starlink po realizohet – satelitët e rinj që pritet të lansohen, do të ofrojnë shërbim satelitor dhe internet tek pajisjet celulare

Misioni i Starlink po realizohet – satelitët e rinj që pritet të lansohen, do të ofrojnë shërbim satelitor dhe internet tek pajisjet celulare

Kompania me mision hapësinor e Elon Musk, SpaceX planifikon të lëshojë një grup tjetër të satelitëve të saj të Starlink (shërbimi i internetit satelitor).

Dërgimi i 21 satelitëve do të bëhet përmes raketës me dy faza Falcon 9, megjithatë ky mision do të jetë më unik, transmeton Telegrafi.


Kjo pasi gjashtë prej satelitëve të Starlink do të ofrojnë komunikim direkt dhe qasje mes pajisjeve celulare.

SpaceX deklaron se funksioni i ri do t’u mundësojë operatorëve të rrjetit celular në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në shërbimet thelbësore të komunikimit.

Kjo përfshin dërgimin e mesazheve, telefonatat dhe shfletimin. Në thelb, kjo do të thotë se njerëzit me pajisje të rregullta celulare (telefona të mençur) do të mund të lidhen drejtpërdrejt me rrjetin satelitor Starlink, duke zgjeruar mbulimin e shërbimeve celulare.

“Satelitët do t’u mundësojnë operatorëve të rrjeteve celulare në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në mesazhe, telefonata dhe shfletim kudo që të jeni në tokë, liqene ose ujëra bregdetare”, njoftoi SpaceX.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori