LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo njofton se modeli i ri do të quhet Milano dhe do të jetë tërësisht elektrik

Alfa Romeo njofton se modeli i ri do të quhet Milano dhe do të jetë tërësisht elektrik

Alfa Romeo ka zbuluar planet e saj për prezantimin e një modeli të ri, i cili do të shënojë hyrjen e kompanisë në botën e automjeteve elektrike.

Modeli i ri i quajtur “Alfa Romeo Milano” pritet të prezantohet zyrtarisht në muajin prill të vitit 2024.

Pas spekulimeve se varianti i ri mund të quhet Brennero, kompania vendosi të nderonte qytetin e Milanos, ku Alfa Romeo filloi operimet e saja të para në vitin 1910.


Alfa Romeo Milano pritet të shfaqet në dy versione, ai tërësisht elektrik dhe ai hibrid.

Shefi i kompanisë, Jean Philippe Imparato, shprehu entuziazmin për këtë hap të rëndësishëm, duke theksuar se “Milano është një moment historik në udhëtimin drejt automjeteve elektrike”.

Megjithatë, ende nuk ka detaje rreth dizajnit të Alfa Romeo Milano-s.

Për momentin supozohet se do të ketë një dizajn të ngjashëm me modelin Giulietta, ndërsa pritet që të sjellë një kombinim të shkëlqimit italian dhe teknologjisë së fundit të elektrifikimit. /Telegrafi/