LAJMI I FUNDIT:

Mori një apartament me qira përmes një faqeje interneti të famshme, por u befasua se çka gjeti në të

Mori një apartament me qira përmes një faqeje interneti të famshme, por u befasua se çka gjeti në të

Ian Timbrell (41) po qëndronte në Aberystwyth (Uells) për biznes dhe kishte marrë me qira një apartament, por ai nuk e kishte idenë se çfarë surprizash e prisnin.

Ai doli për darkë dhe kur u kthye vendi ishte plot me miza. Ky ishte vetëm fillimi…


“Bleva një sprej për insektet dhe teksa po spërkas, më ka ndodhur që në divan të vërej një ueb-kamerë. Nuk isha rehat, sepse pak kohë më parë isha ulur duke parë televizor. Edhe pse nuk do të kisha bërë asgjë të turpshme, u ndjeva i ofenduar”, shpjegoi Ian.

Ai ka shtuar se për çdo gjë ka vendosur të largohet nga banesa dhe të kërkojë strehim në hotel,.

Ndryshe, në të njëjtën kohë, ai i dërgoi një email në Airbnb dhe shpejt mori një rimbursim për problemin, por pretendon se nuk ka marrë një shpjegim për kamerën. /Telegrafi/