Qeveria e Kosovës të mërkurën e 13 dhjetorit ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit.
Ndarja e mbi 50 milionë eurove për këto dy kategori sociale, nga njohësit e çështjeve ekonomike po vlerësohet si “lëmoshë sociale” dhe mungesë e një strategjie konkrete ekonomike.
Profesori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Nagip Skenderi i cili ligjëron në Fakultetin Ekonomik, ka thënë se ky vendim i Qeverisë u ndihmon vetëm përkohësisht pensionistëve dhe fëmijëve.
“Konsideroj se vendimi qeveritar për “lëmoshat sociale” qe po ndahet në fundvit është për keqardhje, ngase asgjë nuk u ndihmon këtyre kategorive, përpos një ndihmë momentale sa për të përballuar shpenzimet e fundvitit”, ka deklaruar Skenderi.
Sipas profesorit të ekonomisë Qeveria duhet të marrë shembull nga Mali i Zi i cili i ka rritur pensionet në 450 euro dhe jo të sillet si “Babadimër që bën zgjidhje të përkohshme”.
“Pensionistët kanë nevojë për një pension të dinjitetshëm, shikoni se çfarë bëri Qeveria e Malit të Zi duke ua rritur pensionin në 450 euro, kurse tek ne pensionet sillen prej 100 deri 250 Euro. Do të duhej angazhuar për rritje të pensioneve për jetë normale, e jo te vrapojnë pas babadimrit për një dhuratë simbolike prej 100 Euro. Njëjte është situata edhe me fëmijët, rritja dhe përkujdesja e tyre është obligim i përhershëm, e jo një dhuratë sociale për Vitin e Ri”, ka thënë ai.
“Kjo, poashtu mendoj se është një truk qeveritar që të largojë vëmendjen nga mos zhvillimet e pritshme politike, ekonomike e sociale për vendin. Thjesht, konsideroj se këto janë lëmosha sociale, që i japin vendit një tretman të konceptit të varfërisë, e assesi të prosperitetit ekonomik e social”, ka shtuar Skënderi.
Sipas tij këto veprime nga ana e Qeverisë janë paralajmërim për afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Ajo që me tepër me shqetëson, mendoj se kjo është një përgatitje e elektoratit për zgjedhjet e ardhshme, që mendoj se shume shpejt do të ndodhin – ndoshta pranvera e hershme mund të jetë, dhe rastet sociale dhe ata që u gëzohen këtyre ndihmave mund të jenë votues potencial të partisë në pushtet. Kjo me argumenton edhe faktet së kohën e fundit kemi shumë vizita, si të pushtetarëve – rasti i Kryeministrit Kurti në Berlin dhe vende tjera, e poashtu edhe zyrtarëve tjerë nga pozita e opozita që po vërshojnë kohet e fundit në diasporë, krejt në funksion te përafrimit të tyre me partitë politike”, ka sqaruar profesori.
Skënderi ka përfunduar duke thënë se pushteti dhe opozita duhet të “dalin me hartimin e strategjive ekonomike e sociale për një zhvillim ekomomik e ngritje të standardit social te qytetarëve, e jo të mashtrohen me lëmosha sociale njëherë në vit, atëherë kur Qeveria pret si kundërshpërblim votën e qytetarit”.
Zgjidhje të përkohshme të problemeve e ka cilësuar edhe ekonomisti Mustafë Kadriaj vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove.
Ai thekson se kjo do të ketë ndikimin vetëm në rritjen e aktiviteteve tregtare në qendrat tregtare.
Kjo strategji sipas tij është e dështuar.
“Kjo është një dështim i Qeverisë së Kosovës ku shumica e ministrive të saj kanë suficit të buxhetit, nuk e dinë se çfarë të bëjnë dhe thjeshtë të shpërndajmë lëmosh për këto kategori. Edhe këtë e vlerësoj por më mirë është që qeveria të bëj investime në mënyrë që qytetarët të pavarësohen”, ka thënë Kadrijaj.
“Po çdo pagesë e ka efektin e vetë ekonomik që e rrit aktivitetin tregtar nëpër qendra tregtare dhe të moshuarit mund ta ngrisin mirëqenien tek pjesa e furnizimit me barna. Në nivel të politikave stërgjive ekonomike vlerësoj që qeveria nuk është në rregull për faktin që se pari ajo është dashur të mendoj për pagën minimale, sigurimin shëndetësorë”, ka thënë ai.
“Kjo qeveri në mungesë të investimeve strategjike dhe investimeve kapitale është e interesuar për një sjellje populiste për t’i mbajtur një kategori të votueseve afër vetës për të qëndruar në pushtet”, ka vijuar ai.
Më tej, Kadrijaj, ka thënë se shteti mbahet me politika zhvillimore dhe jo me politika sociale.
Edhe politikat sociale janë të nevojshme, por sipas tij nëse janë vetëm ato, atëherë shtetit i bëhet dëm.
“Se pari duhen politika investive se për tyre rrite buxheti dhe fuqizohet ekonomia dhe tani mundim të mendojmë për politika sociale”, ka thënë ai.
Në një reagim në Facebook, Agron Demi nga Instituti GAP, ka vlerësuar se ndarja e 100 eurove është bërë pa u klasifikuar rastet veç e veç.
“Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro”.
Po ashtu, ai ka shkruar se “në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro”.
“Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017).Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfrit ata që po përfitojnë”, ka shkruar ai.
Kritika për mungesë të një vizioni ekonomik Qeveria ka marrë edhe nga partitë opozitare e cila e ka akuzuar se po tenton që t’i mashtrojë qytetarët përmes siç e kanë cilësuar ata “lëmoshës sociale”./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme