LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në “Bon Vivant” pronarët dhe menaxheri i lokalit thonë se pamjet e kamerave nuk mund të ktheheshin, avokati thotë se ata po e fshehin të vërtetën

Vrasja në “Bon Vivant” pronarët dhe menaxheri i lokalit thonë se pamjet e kamerave nuk mund të ktheheshin, avokati thotë se ata po e fshehin të vërtetën

Menaxheri kryesor i “Bon Vivant” kur kishte ndodhur vrasja e Rr.U. më 2014, Fitim Polloshka ka deklaruar se pamjet e kamerave në ditën kritike nuk kanë mundur të ktheheshin pasi kamerat ishin përdorur vetëm për të mbikëqyrur stafin e lokalit. Të njëjtën dëshmi e kanë dhënë edhe dy bashkëpronarët  e lokalit, Labinot Krasniqi dhe Genc Gashi.

Polloshka, Krasniqi e Gashi kanë dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarëve të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin “Bon Vivant 1”, ku Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi po akuzohen për vrasjen e të ndjerit Rr.U.

Mirëpo, avokati i të akuzuarit Gërdovci, Naim Rudari ka thënë se dëshmitarët kanë përgjegjësi penale pasi e kanë fshehur të vërtetën lidhur me funksionimin e kamerave, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ai ka thënë se dëshmitarët nuk kanë dhënë arsye pse kamerat kanë funksionuar vetëm online.

Avokati Rudari tha se ishin të bindur që të njëjtit fshihnin të vërtetën që në lokalin “Bon Vivant” kanë ekzistuar dhe funksionuar kamera në kryerjen e kësaj ngjarje.

Sidoqoftë, Polloshka, gjatë dëshmisë para gjykatës, ka treguar se ka qenë menaxher kryesor në “Bon Vivant” nga marsi i 2013-ës deri në nëntor të këtij viti, ndërsa menaxher kishte qenë edhe Ilir Misini kur kishte ndodhur vrasja e sigurimit.

Ai ka thënë se në “Bon Vivant” ka pasur kamera por të njëjtat ishin vetëm online.

Dëshmitari Polloshka tha se në ato kamera qasje kishin pasur pronarët dhe dy menaxherët.

Në dëshminë e tij, Polloshka ka thënë se kur kishte ndodhur rasti ka qenë në terasën e lokalit, duke thënë se nuk i kujtohet kur dy të akuzuarit kishin hyrë në lokal.

Ai ka thënë se klientët i kishin të mirë por se nuk dinte si t’i kategorizonte.

Vrasja në lokalin "Bon Vivant", ky është vendimi i fundit i gjykatës për Andi Pajazitin
Lexo po ashtu Vrasja në lokalin "Bon Vivant", ky është vendimi i fundit i gjykatës për Andi Pajazitin

Polloshka ka deklaruar se në “Bon Vivant” kanë mundur të hyjë gjithkush derisa kur ka pasur rezervime klientët është dashur të prisnin.

Ai ka thënë se nuk i kujtohet nëse në ditën kritike ka pasur rezervime në tavolinat e “Bon Vivant”.

Ai tha se i ndjeri Rr.U parimisht kishte qëndruar tek dera dhe se klientët i kishin pyetur nëse kishin rezervime apo nëse sigurimi nuk kishte qenë tek dera klientët i kishte kthyer menaxheri nëse vendet ishin të rezervuara.

Edhe Labinot Krasniqi, njëri prej bashkëpronarëve të “Bon Vivant” bashkë me Genc Gashin e Uran Ismailin, ka thënë se në lokal ka pasur kamera. Ai ka thënë se pamjet nuk ruheshin pasi përdoreshin vetëm pasi ato shërbenin vetëm për mbikëqyrjen e punëtorëve.

Ai ka thënë se nuk kishin pasur kategorizim të klientëve por nëse nuk kishte pasur vende të lira klientët ishin detyruar të prisnin për t’u liruar ndonjë vend.

Dëshmitari Krasniqi tha se në ditën kritike kishte qenë në zyre diku 200-300 metra larg lokalit së bashkë me pronarin tjetër Genc Gashin.

Edhe Genc Gashi, në dëshminë e tij, tha se kamerat kishin qenë vetëm për mbikëqyrje të stafit jo për incizim dhe se ai nuk kishte pasur qasje në kamera.

Sipas të njëjtit ai kishte shkuar rreth 20 minuta pas ngjarjes tek lokali ku ai tha se nuk kishte takuar dorasin.

Tutje dëshmitari Gashi tha se i ndjeri Rr.U i kishte ditur detyrat e veta duke shtuar se ai kishte detyrë të ndërhyjë në ndonjë rast nëse stafi nuk kishte arritur ta bënte, dhe se ai kishte obligim krijimin e sigurimit pasi që ai kishte qenë me përvojë por tha se ai nuk kishte mbajtur armë.

Po ashtu edhe avokati të akuzuarit Krasniqi, Haxhi Millaku tha se kishte vërejtje në dëshmitë e dëshmitarëve.

Në këtë seancë mungoi dëshmitari Ilir Misini për të cilin gjykata e kishte ftuar me ftesë të rregullt por nuk ishte paraqitur ku më pas gjykata për të njëjtin kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me shoqërim për që nga stacioni policor nuk kishin pranuar asnjë informata, ku në këto rrethana seanca e sotme u shty.

Ndryshe, në seancën e 26 shtatorit 2023, prokurori Armend Hamiti kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”. Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Lidhur me ketë vendim Gjykata Supreme, rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marre me 13 janar 2023, ku Themelorja Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori