Pse nuk duhet t’i ndani aksesorët e thonjve me anëtarët tjerë të familjes
Nëse ka shumë anëtarë të familjes në shtëpinë tuaj, duhet t’i kushtoni vëmendje përdorimit të artikujve të përbashkët të higjienës, veçanërisht kur bëhet fjalë për aksesorët e thonjve.
Përkatësisht, Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) paralajmëron se nuk duhet ta ndani asnjëherë prerësen e thonjve me dikë tjetër, edhe nëse është partneri ose ndonjë anëtar tjetër i familjes.
Ndarja e aksesorëve të thonjve mund të përhapë infeksione në thonj ose në lëkurën përreth, duke përfshirë myku i thonjve, kërpudhat dhe këmba e sportistit. Megjithatë, rreziku i infeksionit është relativisht i ulët nëse jeni një i rritur i shëndetshëm dhe e ndani atë me një të rritur tjetër të shëndetshëm.
“Sistemi imunitar i shëndetshëm shpesh mund t’ju mbrojë nga infeksionet e mundshme, por ekziston ende një rrezik kur përdorni mjete të kontaminuara”, është shprehur Brendan Camp, asistent profesor klinik i dermatologjisë në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell në New York.
Sipas një studimi të vitit 2022 të botuar në Journal of Fungi, nëse një person në një familje ka një infeksion të thonjve ose lëkurës, shanset që ai të përhapet te një person tjetër që përdor të njëjtat vegla, janë gati 50 për qind.
Bakteret ose kërpudhat kanë më shumë gjasa të shkaktojnë infeksion nëse keni një çarje të hapur rreth thoit tuaj. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, diabeti ose një gjendje tjetër shëndetësore që dobëson sistemin tuaj imunitar, gjithashtu ju bën më të ndjeshëm.
Llojet e infeksioneve të përhapura nga aksesorët e thonjve zakonisht nuk janë serioze nëse nuk keni një sistem imunitar të dobësuar. Megjithatë, problemet si këmba e atletit dhe kërpudhat mund të shkaktojnë kruajtje dhe parehati, ndërsa infeksionet kërpudhore mund të bëjnë që thonjtë tuaj të jenë të thatë, të brishtë ose të zbardhur dhe me erë të keqe – njofton Mayo Clinic. Për shkak të kësaj gjendjeje, thonjve tuaj mund t’u duhen disa muaj për t’u rikuperuar.
Blerja e mjeteve tuaja për thonjtë është një mënyrë e thjeshtë për të reduktuar rrezikun e infeksioneve të thonjve dhe lëkurës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse dikush në familjen tuaj ka një infeksion të njohur ose nëse jeni në rrezik më të lartë të infeksionit. Megjithatë, nëse përdorni veglat e thonjve të dikujt tjetër, është e rëndësishme t’i dezinfektoni siç duhet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Shtëpitë nga kontejnerët janë moderne dhe të lira, por duken më të bukura se kurrë më parë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend