Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen thotë se pret që liderët evropianë të marrin vendime të mira në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian që po mbahet në Bruksel.
Në një deklaratë dhënë për KosovaPress, Nissinen deklaron se arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po sfidohet shumë dhe kjo është arsyeja se pse bota ka nevojë për demokraci të forta, si Kosova dhe Finlanda.
Mes tjerash, ambasadori finlandez thekson se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, pasi situata e sigurisë në botë është mjaft shqetësuese.
“Për të filluar me analizën gjeopolitike, për momentin do të thosha se është mjaft shqetësuese në përgjithësi në botë, kemi aq shumë përshkallëzime dhe gjithashtu përshkallëzime të mundshme globale sa që personalisht jam mjaft i shqetësuar, duket sikur arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po sfidohet shumë, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për demokraci të forta si Kosova dhe Finlanda për të mbrojtur këtë arkitekturë.
Është e qartë se ngjarja më e rëndësishme dhe më vendimtare që po ndodh në këtë moment është agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës. Unë mendoj se ne, komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Dhe unë mendoj se kjo është një javë shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për vendimmarrjen evropiane, për vazhdimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën, dhe shpresoj që të gjithë liderët të marrin vendime të mira të enjten dhe të premten”, thotë ai për KosovaPress.
Samiti i liderëve të BE-së po i vazhdon punimet, ku temë diskutimi do të jetë lufta pushtuese e Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme, politika e zgjerimit të BE-së, si dhe disa çështje të tjera të BE-së.
Ndërkaq, të mërkurën në këtë samit është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku iu bë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet
Temperatura minus në RMV, më ftohtë në Berovë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake