LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, ndër çështjet më të patrajtuara që nga paslufta

Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, ndër çështjet më të patrajtuara që nga paslufta
Foto: Arkiv

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje për Grupin Ndërinstitucional lidhur me parandalimin e martesave të hershme në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, i cili u themelua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

Haxhiu ka thënë se problematika e martesave të hershme në këto komunitete është ndër çështjet më të pa trajtuara që nga paslufta.

Dhe siç ka thënë ajo, si rezultat i tyre jo rrallë herë vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i vajzave të reja.


“Çështja e martesave nën moshën 18 vjeçare është trajtuar edhe me draftin e Kodit Civil i cili së shpejti do të procedohet në Kuvend megjithatë jam e bindur që themelimi i këtij grupi do të ndihmojë në vetëdijesimin e shoqërisë për pasojat e martesave të hershme dhe parandalimin e tyre”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Gjendja e rëndë ekonomike, braktisja e shkollës dhe dhuna në familje janë disa nga arsyet kryesore për martesat e hershme në Kosovë, e që më së shumti i prek vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, thonë nga shoqëria civile në Kosovë.

Martesa e hershme në Kosovë është ngritur si shqetësim në raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2021, i publikuar nga Departamenti amerikan të Shtetit më 12 prill.

DASH-i citon një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), i cili thotë se 1 në 25 gra dhe 1 në 50 meshkuj të moshës 20-24 vjeç ishin martuar para moshës 18 vjeç në Kosovë.

Sipas këtij raporti të publikuar në vitin 2019-2020, përqindja është shumë më e lartë te femrat dhe meshkujt e kësaj moshe nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Në fakt, 1 në 3 femra dhe 1 në 10 meshkuj të moshës 20-24 vjeç të këtyre komuniteteve, ishin martuar para moshës 18 vjeçe.

Edhe në raportin e DASH-it shkaktar për këtë situatë vlerësohet të jetë varfëria dhe mungesa e edukimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori