LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që nuk preferohet t’i blini kur janë pranë skadimit

Ushqimet që nuk preferohet t’i blini kur janë pranë skadimit
(Foto: Pexels)

Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të konsiderohen të larta, ndaj është e rëndësishme të merret parasysh se cilat ushqime ia vlen të paguhen plotësisht dhe cilat mund të blihen me zbritje.

Para se të vendosni produktet që janë në zbritje në shportën tuaj, fillimisht mendoni nëse keni nevojë për to, por edhe nëse është e drejtë ta blini atë produkt në kur është në aksion.

Ushqimet që duhet t'i hamë në të njëjtën ditë kur i gatuajmë ose i hapim
Lexo po ashtu Ushqimet që duhet t'i hamë në të njëjtën ditë kur i gatuajmë ose i hapim

Produktet e qumështit

Ndërsa jo çdo datë skadence është provë e fortë e sigurisë dhe freskisë së ushqimit, disa artikuj është më mirë të blihen shumë përpara datës së skadencës. Produktet e freskëta të qumështit, veçanërisht ato në ambalazhe të mëdha, si qumështi, kremi, kosi dhe djathi, do të fillojnë të prishen menjëherë pasi të hapen dhe të ekspozohen ndaj ajrit.


Qumështi mund të mbahet në frigorifer deri në shtatë ditë, ndërsa kosi një deri në dy javë. Pra, nëse nuk jeni të sigurt se mund ta përdorni qumështin e blerë brenda rreth shtatë ditësh, është më mirë të paguani çmimin e plotë ose të zgjidhni një enë më të vogël që nuk do të qëndrojë në frigorifer për ditë të tëra.

Konserva të gropezuara

Jo të gjitha produktet e konservuara janë të sigurta në planin afatgjatë. Mund të ndodhin thellime dhe gunga, veçanërisht nëse nuk kihet kujdes gjatë transportit të konsdervave dhe USDA këshillon të shmangni kanaçe me depresione të thella ku “mund ta fusni gishtin”. Këto kratere mund të lëshojnë baktere potencialisht të dëmshme brenda kanaçes, si botulizmi. E njëjta gjë vlen edhe për çdo kanaçe ose kavanoz që ka fryrje anash ose në kapakë.

Nuk duhet t'i ngrohni këto ushqime në një furrë me mikrovalë
Lexo po ashtu Nuk duhet t'i ngrohni këto ushqime në një furrë me mikrovalë

Erëzat

Edhe pse erëzat e thata nuk prishen ose kalben sikurse produktet e freskëta, me kalimin e kohës ato humbin shijen, aromën dhe fuqinë e tyre, veçanërisht pasi hapen dhe ekspozohen ndaj ajrit. Pra, sado që e doni kanellën, nëse nuk keni ndërmend ta përdorni brenda tre deri në gjashtë muaj, është mirë ta lini në raftin e shitjes.

Pemët

Edhe pse janë në zbritje, mos blini fruta që kanë njolla të errëta ose ngjyrë kafe, çarje ose vraga. I njëjti rregull vlen edhe për frutat e thara . Të gjitha këto janë tregues se produkti ka kohë që qëndron në dyqan dhe nuk do ta ketë shijen, strukturën apo lëndët ushqyese që kërkoni. /Telegrafi/