LAJMI I FUNDIT:

Hilary Duff zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Hilary Duff zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Hilary Duff ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Ylli 36 vjeçe, njoftoi lajmin e lumtur me një kartolinë Krishtlindjesh ku ajo pozon me bashkëshortin Matthew Koma, vajzat e tyre Mae, pesë, Banks, dy, dhe djali Luca, 11 vjeç, të cilin e ndan me ish-burrin Mike Comrie.


Ajo tregoi barkun e rrumbullakosur e veshur me pizhame, teksa shkroi: “kaq shumë për netët e heshtura”.

Koma ndau gjithashtu një foto me vendndodhjen e etiketuar në mënyrë gazmore si “klinika e vazektomisë”.

Duff u martua me Koma,  në vitin 2019, pasi një romance që nisi në vitin 2016.

Ajo ishte martuar më parë me Mike Comrie, 43 vjeç, nga 2010-2016.

Në planin profesional, Hilaryt së fundi iu anulua shfaqja e saj “Hulu” – “How I Met Your Father”, një ‘sit-com’ i “How I Met Your Mother”. /Telegrafi/