LAJMI I FUNDIT:

Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?

Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?

Tesla Cybertruck doli disa herë fitues në një garë me Raptor R të Ford F-150 në një pistë garuese prej gjysmë kilometër.

Testimi i këtyre dy automjeteve u bë në një pistë të fabrikës së Tesla-s në Teksas, nga carwow, transmeton Telegrafi.

Në këtë garë Cybertrucku ishte një model me tri-motorë, me të gjitha rrotat (AWD), me një peshë 3,084 kilogram dhe 845 kuaj fuqi; çmimi mbi 96 mijë dollarë.


Në anën tjetër, modeli Raptor R (me djegie të brendshme) ishte një model me motor 5.2 L V8, me të gjitha rrotat (AWD) me një peshë 2,703 kilogram dhe 700 kuaj fuqi; çmimi mbi 109 mijë euro.

Të dyja makinat garuan disa herë, siç demonstrohet edhe në video, dhe Cybertrucku doli disa herë fitues.

Makinat elektrike në përgjithësi njihen për shpejtësinë e madhe nga pika 0, dhe këtu nuk bën përjashtim as kamionçina e Tesla-s.

Elon Musk thotë se versioni Cyberbeast mund ta arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 90 kilometër në orë brenda 2.6 sekondave. /Telegrafi/