Raketa Falcon Heavy e SpaceX do të lansohet sonte, duke dërguar në orbitë një aeroplan hapësinor që mbetet një nga projektet më magjepsëse të ushtrisë amerikane, ndërsa vendi garon për të udhëtuar më thellë në kozmos, shkruan CNN.
Anija e fshehtë robotike X-37B pritet të ngrihet në bordin e mjetit masiv të lëshimit nga Qendra Hapësinore e NASA-s, Kennedy në Florida, transmeton Telegrafi.
I ngjan një anijeje hapësinore miniaturë të NASA-s me dritare të errëta, e ky aeroplan hapësinor i ripërdorshëm do të shkojë në misionin e tij të shtatë eksperimental.
Shumë nga detyrat misterioze të X-37B janë sekrete, por Forcat Hapësinore të SHBA-së dhanë disa detaje rreth qëllimeve për këtë mision pa ekuipazh.
Çfarë po bën X-37B
Sipas një deklarate të gjeneralit B. Chance Saltzman, shefi i operacioneve hapësinore të Forcave Hapësinore të SHBA-ve, “aeroplani hapësinor bën të mundur që Shtetet e Bashkuara të kryejnë eksperimente për të kuptuar më mirë se si të përmirësojnë operacionet hapësinore të vazhdueshme dhe të ardhshme dhe të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur”.
Ndër kërkimet do të jetë një eksperiment i NASA-s që synon të gjejë mënyra për të mbështetur astronautët në misionet e ardhshme në hapësirën e thellë.
I quajtur Seeds-2, ai do të “ekspozojë farat e bimëve ndaj mjedisit të ashpër të rrezatimit të fluturimeve hapësinore me kohëzgjatje të gjatë”, dhe do të bazohet në kërkimet e mëparshme të kryera në misionet X-37B.
“Eksperimentet “përfshijnë gjithashtu funksionimin e aeroplanit hapësinor të ripërdorshëm në regjime të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e ardhshme të ndërgjegjësimit të fushës së hapësirës dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, u tha nga Forcat Hapësinore të SHBA.
“Regjimet orbitale janë zona të hapësirës ku trupa të ndryshëm qiellorë kanë ndikimin më të madh gravitacional. Nëse graviteti i Tokës është mbizotërues, për shembull, ai quhet “regjimi gjeocentrik”. Dhe i gjithë sistemi ynë diellor është pjesë e “regjimit diellor”, ku dielli është burimi më i madh gravitacional, shpjegohet në botimin “Spacepower” të Forcave Hapësinore të SHBA.
Me “regjimet e reja orbitale”, ushtria ka të ngjarë t’i referohet faktit që X-37B mund të vendoset shumë më thellë në hapësirë sesa misionet e mëparshme – ndoshta edhe “regjimit cislunar”, i cili përkufizohet si sistemi gravitacional që përfshin Tokën dhe hënën.
Një udhëtim i fuqishëm
Nisja e sotme do të shënojë herën e parë që aeroplani hapësinor do të udhëtojë me një Falcon Heavy të SpaceX, i cili ishte shkurtimisht raketa më e fuqishme operacionale në botë pas debutimit të saj në 2018.
Raketa duket si tre nga raketat Falcon 9 të kompanisë të lidhura së bashku, me dy përforcuesit në secilën anë që ofrojnë shtytje dhe fuqi shtesë.
Më parë, X-37B është nisur në Falcon 9 të SpaceX dhe raketën Atlas V të ndërtuar nga United Launch Alliance, një sipërmarrje e përbashkët Lockheed Martin-Boeing.
Falcon Heavy prodhon më shumë shtytje se të dyja këto raketa së bashku.
Inovacionet e teknologjisë hapësinore
Nuk është e qartë se sa kohë do të kalojë anija kozmike në orbitën e Tokës për këtë qëndrim, megjithëse historikisht çdo fluturim X-37B ka qenë gjithnjë e më i gjatë se i fundit.
Udhëtimi i fundit në orbitë për X-37B autonom përfundoi në nëntor 2022, pasi anija kozmike regjistroi gati 909 ditë në hapësirë.
Gjatë atij misioni të gjashtë, siç ishte raportuar më parë nga CNN, aeroplani hapësinor mbante teknologji eksperimentale të projektuar nga marina e SHBA për të kthyer energjinë diellore, dhe për ta transmetuar atë përsëri në tokë.
Në gusht 2020, X-37B fitoi trofeun prestigjioz Robert J. Collier, i cili nderon arritjet në fushën e hapësirës ajrore, duke mposhtur teleskopin hapësinor Hubble. (Teleskopi Hapësinor James Webb fitoi çmimin së fundmi.)
“I sofistikuar dhe pa ekuipazh, X-37B avancon teknologjitë e aeroplanëve hapësinorë të ripërdorshëm dhe kryen eksperimente në hapësirë që kthehen për ekzaminim të mëtejshëm në tokë”, tha Barbara Barrett, sekretare e Forcave Ajrore të SHBA në një deklaratë në atë kohë.
X-37B ka kaluar tashmë më shumë se 3700 ditë në hapësirë në misione të mëparshme pa ekuipazh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!