LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është inceneratori dhe si po keqpërdoret nga politika në Shqipëri

Çfarë është inceneratori dhe si po keqpërdoret nga politika në Shqipëri

Sot, njeriu po gjen alternativa të ndryshme duke e kthyer problemin në një të mirë të përgjithshme.

Përmes mbetjeve, sot prodhohet energji elektrike.


Së fundi, kemi dëgjuar shpesh fjalën incinerator.

Akuzat e politikës, i kanë dhënë ngjyrime të ndryshme.

Në fakt, inceneratori është një impiant për prodhimin e energjisë elektrike përmes djegies së mbeturinave.

Përmes kaldajave moderne, sot mbetjet digjen në temperaturë 1 mijë gradë celcius.

Incineratori i Tiranës, aktivistë e qytetarë protestë para SPAK: Të shkohet te personat vendimarrës
Lexo po ashtu Incineratori i Tiranës, aktivistë e qytetarë protestë para SPAK: Të shkohet te personat vendimarrës

Në struktura pranë kaldajave, ndodhen sasi të mëdha uji që shndërrohen në avull.

Ky avull, shkon drejt turbinave të cilat vihen në punë e prodhojnë energji.

Procesi, shoqërohet me çlirimin e gazrave të dëmshëm që me teknologjitë e sotme, kontrollohen dhe trajtohen para se të emetohen në atmosferë.

Në botë sot janë të instaluara afro 2500 impiante të tillë që djegin plot 368 milionë tonë mbetje në vit.

Mendohet që në vitin 2028, të jenë instaluar mbi 2700 inceneratorë me kapacitet trajtimi rreth 530 milionë ton mbetje brenda 1 viti kalendarik.

Sot, vendet me standartet më të larta të jetesës si Danimarka, Suedia, Zvicra, Gjermania e të tjerë po i trajtojnë shumicën e mbetjeve për prodhim energjie elektrike./Top Chanel

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori