LAJMI I FUNDIT:

Bido: Greqia e ka të pamundur të vendosë veto ndaj Shqipërisë, nuk ka aleatë

Bido: Greqia e ka të pamundur të vendosë veto ndaj Shqipërisë, nuk ka aleatë

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për të do të ishte një autogolë.

I ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se nëse Greqia do të vendoste veto ndaj Shqipërisë do të mbetej e vetme, gjë të cilën nuk e bën.

“Unë që ditën e parë që ka dalë si lajm, unë nuk e besoj dhe më duket shumë e habitshme sikur Greqia të vendoste veton në këtë moment. Kjo sepse Greqia është një shtet serioz që e ka mbështetur  Shqipërinë në vijëmësinë e procesit integriues, dhe mbi të gjitha nuk bën autogola. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me rastin e një individi që gjendet përballë drejtësisë dhe për të cilën kërkohet një akt administrativ siç është leja që është ezahuruar në kuptimin që është në proces gjyqësor.


Mosdhënia e lejes, sot është në proces gjyqësor që do vendos Gjykata e Krimeve të Rënda.  Çdo moment i kërkesave të palës greke është ezahuruar dhe është kthyer në një proces gjyqësor ku Greqia nuk do të ndërhyjë. Do të habitesha shumë nëse do të kishte një veto nga pala greke, sepse ky lloj autogoli do ta bënte Greqinë të mbetej vetëm. Greqia nuk i bën këto në politikën e jashtme”-tha Bido.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori