Peja pa shumë problem ka shënuar fitore kundër Istogut me rezultat 63:113 (18:25, 21:26, 13:29, 11:33). Përballja u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.
Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi të dyfishtë, 10:20, derisa çerekun e parë e fituan 18:25. Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e kontrolluar ndeshje, për të shkuar në pushim me shifrat 39:51.
Kampionët e Kosovës e thelluan edhe më shumë në periodën e tretë, si dhe në dhjetë minutat e fundit, për të triumfuar në fund 63:113.
Te Istogu u dalluan Tyres Prince me 19 pikë e 12 kërcime dhe Desmont Halloway me 24 pikë e pesë kërcime, kurse te Peja më të mirët ishin Justin Davis me 29 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Meriton Ismaili me 20 pikë, Jay Jay Chandler me 15 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime dhe Albin Berisha me 11 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e dhjetë humbje, kurse kampionët e Kosovës kanë nëntë fitore e tri humbje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës
Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’
Prishtina dhe Ballkani luajnë finalen e Kupës së Kosovës – kryeqytetasit për trofeun dhe daljen në Evropë, Ballkani për trofeun e dytë sezonal
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251