Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin 2023.
Sipas analizës së bërë nga instituti GAP, thuhet se në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024, parashikohet një rritje e ngadalësuar e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, me 5% dhe 3% respektivisht, duke arritur në shumën 3 miliardë euro dhe 3.3 miliardë euro, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, gjetjet tregojnë se shpenzimet kapitale planifikohen të rriten më shumë sesa ato rrjedhëse, megjithatë, rritja e planifikuar e tyre është relativisht e ulët krahasuar me vitin paraprak (15%).
“Tek kategoria e pagave dhe shtesave planifikohet të ketë rritje? prej 59.9 milionë euro apo 8%, (kryesisht për shkak të rritjes së vlerës monetare të koeficientit të pagave të sektorit publik nga 105 në 110 euro)”, thuhet në raportin e bërë nga instituti GAP.
Po ashtu, të gjeturat në raport vënë në dukje se me Projektbuxhetin 2024 është krijuar hapësirë edhe për 2,308 vende pune shtesë, nga të cilat 1,793 për nivelin qendror kryesisht në MPB (polici) dhe FSK si dhe 515 për nivelin komunal.
“859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023”, theksohet në raport.
Gjithashtu, GAP thotë se edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat që udhëhiqen nga LVV.
“Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV), ku mbi gjysma e kësaj shume 13 milionë euro (59.5%) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime)”.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte njoftuar se buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
“Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë ku kemi ndarë 370 milionë euro ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për MPB-në”, kishe deklaruar ai.
Sipas Kurtit, ushtrisë i është buxheti për më shumë se dyfish që kur ai udhëheq me qeverinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova