LAJMI I FUNDIT:

Iluzion optik, fotografia që ka nxitur debat – a është gropë apo baltë në fushën e gjelbëruar?

Iluzion optik, fotografia që ka nxitur debat – a është gropë apo baltë në fushën e gjelbëruar?

Iluzionet optike janë bërë çdo herë e më të kërkuara, dhe këtë e dokumenton më së miri fakti se çdo ditë publikohen imazhe të ndryshme në platformat e rrjeteve sociale, që i sfidon përdoruesit të gjejnë se çfarë në të vërtetë fshihen në këto fotografi.

Një i tillë është publikuar në TikTok në llogarinë @unseenillusionis, ku dhjetëra mijëra përdorues të kësaj platforme u ndanë në dy grupe, transmeton Telegrafi.


Disa pretendonin se po shihnin një gropë në fushën e gjelbëruar, derisa tjerët janë të bindur se bëhet fjalë për baltë në fushën e gjelbëruar.

Megjithatë akoma nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë, por përdoruesit e kësaj platforme po vazhdojnë të komentojnë dhe japin opinionet e tyre.

Fotografitë e publikuara më poshtë, tregojnë dy versionet e fotografisë që ka nxitur një lumë komentesh. /Telegrafi/