LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina Tournament” është gati edhe për një edicion magjik

“Prishtina Tournament” është gati edhe për një edicion magjik

Turneu tradicional i futsallit “Prishtina Tournament” ka përfunduar thuajse të gjitha përgatitjet edhe për një edicion fantastik në fund të vitit.

“Prishtina Tournament” zhvillon sivjet edicionin e tretë në futsall dhe data e nisjes veçse është afruar.


Organizatorët kanë njoftuar se turneu i sivjetmë fillon me datë 23 dhjetor dhe përfundon me finalen e madhe më 30 dhjetor.

Paraqitja e ekipeve po shkon drejt fundit, pasi kanë mbetur edhe shumë pak vende të lira në turneun që zhvillohet në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Dy edicionet e para janë fituar nga ekipet “Mercedes Arditi” dhe “Bjorn”.

Ky turne është interesant edhe për faktin se përveç garës së madhe për ekipet seniorë, luajnë edhe ekipe të shkollave të fundit, ekipe të femrave, personat me nevoja të veçanta, por edhe ndeshje revyale mes ushtarëve, policëve, gazetarëve, ambasadave etj.

“Prishtina Tournament” mbështetet edhe nga Komuna e Prishtinë dhe Federata e Futbollit e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset

"Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto" - ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori