LAJMI I FUNDIT:

Dita e Rinisë, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Qëndrojmë me krenari pranë Shqipërisë

Dita e Rinisë, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Qëndrojmë me krenari pranë Shqipërisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, që shënoi nisjen e protestave për rënien e regjimit komunist.

Ambasada përmes një postimi në platformën “X”, kanë shkruar se në këtë Ditë të Rinisë, SHBA nënvizon mbështetjen për të rinjtë shqiptarë, por dhe për të gjithë popullin.


Ambasada nënvizon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krenar pranë një aleati si Shqipëria, e cila po bën hapat e radhës drejt anëtarësimit në BE.

“Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend ‘si pjesa tjetër e Evropës’ dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot, ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/