LAJMI I FUNDIT:

Muamed Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

Muamed Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

Penalltia e akorduar në minutat e fundit shtesë në duelin Struga Trim Lum – Voska Sport, ka ngjallur shumë reagime në opinionin sportiv, ku në qendër të kritikave u vendosën Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe arbitri kryesor i ndeshjes Igor Stojçevski.

Pas reagimeve nga Voska Sport, madje edhe nga FC Shkupi që reaguan për penalltinë e dhënë në favor të Strugës nga Igor Stojçevski, sot me një komunikatë për mediat ka dalur edhe “Shtëpia e Futbollit” vendor së bashku me presidentin Muamed Sejdinin, të cilët mes tjerash kanë njoftuar se janë duke punuar për të implementuar sistemin VAR.

REAGIM I PLOTË FFM-së:


Ndeshja e djeshme Struga Trim Lum – Voska Sport qartësisht ilustroi sa kritike është mungesa e teknologjisë së referit me asitencë të videos (VAR) në futbollin tonë. Gabimet serioze të abitrit që çuan në një padrejtësi të konsiderueshme për një nga ekipet tona, jo vetëm që shkaktoi zhgënjim dhe zemërim, por gjithashtu theksoi nevojën për veprime të shpejta drejt përmirësimit të referimit dhe zbatimit të drejtësisë në fushë.

Gjatë sezonit, u përballëm me gabime të arbitrave që ndikuan drejtpërdrejt në integritetin e lojës së futbollit. Gabimet e fundit të referëve dhe ato të mëparshme na detyrojnë të lëvizim më shpejt drejt përmirësimit dhe drejtësisë në futbollin tonë. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është e vendosur të mos lejojë padrejtësi në futboll, pa marrë parasysh çmimin.

Me këtë në mendje, FFM po punon aktivisht për të implementuar teknologjinë e video asistencës për referët (VAR) në ligat tona. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell ky proces, veçanërisht në gjetjen e një shtëpie prodhuese të përshtatshme për transmetimin e ndeshjeve, që ishte një problem kyç edhe pse vendosshmëria jonë ishte që nga ky sezon të ishte e mundur që teknologjia VAR të bëhej e disponueshme, sepse ky hap është kritik për implementimin efektiv dhe funksionimin e teknologjisë VAR.

Qëllimi ynë është të bëjmë të mundur këtë teknologji sa më shpejt, edhe pse po përballemi me kërkesa logjistike dhe teknike komplekse për implementimin e saj, dhe po punojmë intensivisht për të tejkaluar ato.

Futbolli nuk është vetëm një lojë, por një simbol i drejtësisë dhe barazisë sportive. Në zemrën e çdo ndeshjeje është dëshira për lojë të drejtë, ku çdo ekip ka shanse të barabarta për sukses.

Paralelisht me këto përpjekje, FFM vazhdimisht investon në zhvillimin profesional të gjyqtarëve tanë. I dërgojmë rregullisht në trajnime dhe seminare në kuadër të UEFA-s, me qëllim përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre për gjykim të drejtë.

Ne jemi të përkushtuar për të siguruar standarde të larta në futbollin tonë dhe besojmë se këto hapa do të kontribuojnë drejt një rezultati më të drejtë dhe cilësor në futboll./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Premier League
Kalo në kategori