LAJMI I FUNDIT:

Shkollat lituaneze marrin qindra kërcënime me bombë – përmes emaileve në gjuhën ruse

Shkollat lituaneze marrin qindra kërcënime me bombë – përmes emaileve në gjuhën ruse

Dhjetëra shkolla dhe institucione publike anembanë Lituanisë kanë raportuar kërcënime me bomba të mërkurën në mëngjes, duke shënuar kështu herën e tretë të incidenteve të tilla në muajt e fundit.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Ramūnas Matonis, tha se kërcënimet ishin “jo vetëm shkolla, por edhe institucione të tjera të ndryshme”.


Mesazhet kërcënuese u morën gjatë natës, duke treguar një kohë të caktuar për shpërthimin e eksplozivit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Informacionet fillestare sugjerojnë se kryesisht shkollat dhe gjimnazet kanë marrë disa qindra emaile në gjuhën ruse”, thuhet në Departamentin e Policisë.

Kjo rritje e kërcënimeve për bomba po trajtohet si një “sulm informacioni” nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave.

Matonis u kërkoi institucioneve të mos ndalojnë operacionet e tyre nëse nuk identifikojnë një objekt të dyshimtë ose shenja të tjera që sugjerojnë një kërcënim të besueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori