LAJMI I FUNDIT:

Shqip.ai sjell inovacionin e fundit: Krijoni artikuj me tituj tërheqës

Shqip.ai sjell inovacionin e fundit: Krijoni artikuj me tituj tërheqës

Funksioni më i ri në Shqip.ai, mundëson krijimin e artikujve në mënyrë automatike dhe ju ofron tituj tërheqës.

Kompania Quantix ka lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.


Që nga ajo kohë platforma është avancuar edhe me opsione të reja duke u shërbyer sa më mirë përdoruesve të saj.

Por së fundmi, në platformë është shtuar edhe një veçori e re e cila do të jetë një ndihmës shtesë në punën e mediave.

Në platformë është shtuar edhe artikulli.

Çfarë ofron ky shërbim inovativ?   

Përmes një audio/video incizimi ju mund të krijoni artikuj, në pak kohë.

E gjitha kjo mund të bëhet duke ngarkuar një postim të ri. Më pas, shkoni drejt transkriptimit dhe pas përfundimit të transkriptimit, do të keni mundësi të gjeneroni artikullin tuaj në mënyrë automatike.

Shqip.ai avancohet edhe më tej, shtohen tetë veçori të reja në shërbim të përdoruesve
Lexo po ashtu Shqip.ai avancohet edhe më tej, shtohen tetë veçori të reja në shërbim të përdoruesve

Për më tepër platforma në veçoritë e reja ju mundëson të krijoni një titull tërheqës për artikullin tuaj.

Por kjo nuk është e gjitha. Ju do të keni mundësi të zgjedhni një titull të tipit “nxitës, serioz apo të moderuar”.

Për më tepër, Shqip.ai ju mundëson të krijoni tituj të shkurtër që do të jenë të përshtatshëm për platformat e njohura Facebook, LinkedIn dhe Twitter.

Kjo do të ju ndihmojë në rritjen e ndikimit dhe në arritjen e audiencave të synuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori