LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift shpallet ‘Personi i Vitit’ nga revista “Time”

Taylor Swift shpallet ‘Personi i Vitit’ nga revista “Time”

Megaylli i popit, 33-vjeçare, turneu masiv i së cilës fitoi statusin e saj miliardere këtë vit, mundi Vladimir Putin, Barbie, Mbretin Charles dhe Sam Altman, në listën e ngushtë për këtë nder.

Vitin e kaluar, ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “Fryma e Ukrainës” që kryesuan renditjen, pasi dominuan titujt që nga pushtimi i Rusisë.


“Kjo më bëri të ndihem më e lumtur, më krenare, dhe më e përmbushur në mënyrë kreative dhe më e lirë që kam qenë ndonjëherë… Ndihet si momenti i përparimit të karrierës sime, që ndodh në moshën 33-vjeçare”, tha Swift në një intervistë për revistën ikonike në të cilën ajo përshkruhet si një “rrëfimtare mjeshtërore e epokës moderne”, shkruan DailyMail.

Swift foli për të dashurin e saj yllin e NFL-së, Travis Kelce për herë të parë publikisht, duke ndarë lidhjen e nisur me një koment në ‘podcast’-in që ylli i futbollit ndan me vëllain e tij.

“E gjitha filloi kur Travis në mënyrë të këndshme më vendosi në ‘podcastin’ e tij. Filluam të shoqëroheshim menjëherë pas kësaj”, tha këngëtarja, duke shtuar se dalja e tyre e parë famëkeqe publike në një lojë nuk ishte takimi i tyre i parë.

Ajo shpjegoi: “Mendoj se disa njerëz mendojnë se e panë takimin tonë të parë në atë lojë? Ne kurrë nuk do ta kishim nisur me vështirësi një takim të parë.”

Fituesja 12 herë e çmimit “Grammy” pranoi gjithashtu vëmendjen që ka marrë kur ndoqi ndeshjet e tij me shefat e “Kansas City Chiefs”. /Telegrafi/

\

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori