LAJMI I FUNDIT:

Penov: Financuam 135 projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale

Penov: Financuam 135 projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale

Ky vit u shënua edhe me shqyrtimin e Komisionit Evropian në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe vlerësimi tregon nevojën për përmirësimin e shërbimeve publike në nivel lokal, që përputhet edhe me opinionin e qytetarëve, tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov në konferencën vjetore për decentralizim dhe qeverisje lokale të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP.

“Kjo konferencë është një mundësi, së bashku me autoritetet lokale dhe komunitetin e donatorëve, për të përmbledhur rezultatet dhe adresuar sfidat për vitin e ardhshëm. Viti i kaluar nuk ishte aspak i lehtë, i ngarkuar me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. U përballëm me sfidë të madhe në ofrimin e shërbimeve publike dhe mbajtjen e tyre në nivel të pranueshëm si për komunat ashtu edhe për qytetarët, por mund të shpreh kënaqësinë me iniciativën në të gjitha nivelet për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, theksoi ministri Penov.


Ministri Penov theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal, përmes programeve buxhetore për zhvillim të balancuar rajonal dhe për zvogëlimin e pabarazive, këtë vit kanë financuar 135 projekte në komuna dhe në rajonet planore, në vlerë prej 850 milionë euro denarë ose mbi 14 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale, për pajisjen e ndërmarrjeve publike komunale, menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe çështje të tjera prioritare për qytetarët.

“Këtë vit po përmbyllim periudhën e dytë të Programit IPA, në të cilën janë financuar 192 projekte me vlerë 60 milionë euro përmes pesë programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Bashkëfinancimi prej 9 milionë eurosh sigurohet nga buxheti i shtetit. Dhe këto projekte realizohen nëpër komuna. Këto janë mbi të gjitha projekte për përmirësimin e efiçencës energjetike, rindërtimin dhe ndërtimin e kopshteve, shkollave dhe objekteve të tjera publike. Pajisjet e njësive territoriale të zjarrfikësve janë përmirësuar”, tha Penov.  /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori