LAJMI I FUNDIT:

Fitore dramatike e Arsenalit në duelin me shtatë gola ndaj Lutonit

Fitore dramatike e Arsenalit në duelin me shtatë gola ndaj Lutonit

Arsenali ka fituar 4-3 në sekondat e fundit në udhëtim te Lutoni në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Pas 20 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Gabriel Martinellit, që u asistua prej Bukayo Sakas.


Por, pesë minuta më vonë, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Gabriel Osho, me asistimin e Doughtyt.

Epërsinë e Arsenalit e rikthejë Gabriel Jesus, që realizoi në minutën e 45-të, ndërsa Ben White ishte asistuesi.

Pjesa e dytë ishte po aq dramatike, ndërsa Topçinjtë ishin nën stres për më shumë se 45 minuta.

Në minutën e 49-të, Elijah Adebayo shënoi për 2-2, me asistimin e Doughtyt, duke realizuar më pas edhe golin e përmbysjes së rezultatit.

Andros Toënsend asistoi më pas te Ross Barkley (57’), që realizoi për 3-2.

Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Kai Havertz realizoi për 3-3 me asistimin e Jesus.

Djelmoshat e Mikel Artetas nuk u dorëzuan dhe e shënuan golin e fitores në sekondat e fundit të takimit, kur Declan Rice (90+7′) realizoi për 4-3

Arsenali vazhdon të jetë lider me 36 pikë, pesë më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Aston Villën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore