LAJMI I FUNDIT:

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar sot në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”.

Gjatë intervistës, ajo shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj që zgjati për një muaj të plotë.

Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.


Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?
Lexo po ashtu Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Veçanërisht prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. Monika, e cila është vajza e Azis Salihut – një legjendë e boksit shqiptar – rrëfeu një situatë të pazakontë që ndodhi pas daljes nga shtëpia e BBVK.

“Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë.

Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.

“Por vajza e dëgjoi emrin tim kur hyra në shtëpi (ishte ora 2:30-3:00) dhe më tha ‘Mami a je ti njëmend’. Se nuk e ka pritur që ndoshta dalë, më kishte shikuar deri në 12 pastaj e kishte zënë gjumi”, tha Salihu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori