LAJMI I FUNDIT:

“Sulm serioz” në një shkollë në Uells, një person përfundon në spital – detajet e para rreth ngjarjes

“Sulm serioz” në një shkollë në Uells, një person përfundon në spital – detajet e para rreth ngjarjes

Oficerët e armatosur të policisë janë dërguar në vendin e një “sulmi serioz” në një fshat në Uellsin jugor, i cili ka detyruar shkollat aty pranë të mbyllen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në Moy Road në Aberfan, Merthyr Tydfil, pak para orës 09:10.

Njerëzve u është kërkuar që të shmangin zonën ndërsa policia e armatosur “të merret në mënyrë efektive me këtë incident”, shtoi Policia e Uellsit të Jugut.


Ndërkohë Shërbimi i Ambulancës së Uellsit theksoi se mjekët ofruan kujdes kritik në vendngjarje përpara se një person të dërgohej në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff.

Ndërsa autoritetet lokale kanë bërë të ditur se një numër “shkollash dhe mjedisesh të kujdesit për fëmijët janë në një bllokim paraprak, në përgjigje të një incidenti të vazhdueshëm”.

Politikanët Dawn Bowden dhe Gerald Jones thanë se kishin folur me policinë për “incidentin e rëndë”, por po prisnin më shumë informacion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori