LAJMI I FUNDIT:

Veliaj ngushëllime për Mirush Kabashin: Aktor i madh i skenës, interpretues i rrallë i poezisë

Veliaj ngushëllime për Mirush Kabashin: Aktor i madh i skenës, interpretues i rrallë i poezisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.

Në një postim në rrjete sociale Veliaj shkruan: “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës, interpretuesit të rrallë të poezisë, të artistit Mirush Kabashi. Lamtumirë i madhi Mirush!”, ka shkruar Veliaj.


Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë. Një pjesë të jetës ia kushtoi teatritku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. /Telegrafi/