LAJMI I FUNDIT:

Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023

Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023

Jude Bellingham është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023 pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme për Real Madridin dhe Anglinë.

Ky çmim i cili ndahet nga gazeta prestigjioze Tuttosport për futbollistin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, iu dhurua Bellinghamit në një ceremoni në Torino.

Pasi mori çmimin, Bellingham u shpreh se ndihet mjaft i lumtur dhe nuk kurseu falenderimet në drejtim të bashkëlojtarëve të tij


“Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy’”, ka thënë fillimisht Bellingham.

Është lojtari më në formë në Evropë, por Bellingham admiron një lojtar që ende nuk e ka dëshmuar vetën te Real Madridi
Lexo po ashtu Është lojtari më në formë në Evropë, por Bellingham admiron një lojtar që ende nuk e ka dëshmuar vetën te Real Madridi

“Ky është rezultati kur luani me lojtar të mëdhenjë. Unë kam luajtur dhe jam duke luajtur me lojtarë të mrekullueshëm. Do të doja t’i falenderoja ata më së shumti”.

“Unë dua të ndihmojë skuadrën time dhe vendin tim të jenë më të mirët. Kjo është çfarë duhet të bësh për të qenë lojtari më i mirë në botë. Unë vetëm dua të ndihmojë ekipin tim të bëhet më i mirë, kjo ka rëndësi”.

“Real Madridi është ekipi më i fortë në histori. Unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të luajtur këtu, kjo mundësi nuk iu vjen çdo ditë”, u shpreh anglezi.

Bellingham po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Real Madridin, teksa deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori