Dënim maksimal e meritor po kërkohet nga institucionet e drejtësisë për vrasësit e Liridona Ademajt. Policisë, prokurorisë e gjykatave po iu kërkohet edhe që të mos neglizhojnë rastet e dhunës në familje. Kështu u tha në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. Aty u bë e ditur se vetëm vitin e kaluar janë shënuar rreth 1070 raste të aborteve, ku u theksua se detyrimi i heqjes së fëmijës është vepër çnjerëzore.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta por vazhdojnë të jenë të shqetësuar me dhunën.
Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademaj, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
“Rasti që ndodhi para disa ditëve ishte një krim i rëndë që tronditi shoqërinë tonë sërish. Pra një rast i cili duhet të marr dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Kjo tregon që edhe përkundër faktit që ne kemi ndërmarrë veprime të shumta si institucione, si qeveri, si Ministri e Drejtësisë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore por edhe dhunën ndaj vajzave dhe grave, rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi që kemi ende shumë punë për të bërë në shoqërinë tonë. Si ministre e drejtësisë, sigurisht që do të kryejë përgjegjësinë më të lartë të gjitha obligimet që kam, por gjithashtu ftoj të gjitha institucionet, me theks policinë, prokurorinë dhe gjykatat që mos të neglizhojnë rastet e dhunës në familje. Sepse neglizhenca e këtyre rasteve sigurisht që po inkurajon dhunuesit dhe ndërmarrja e veprimeve minimale ndaj dhunuesve po i shndërron ata në vrasës”, deklaroi Haxhiu.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se është çnjerëzore detyrimi i heqjes së fëmijës femër.
“Sot çdo grua në vendin tonë mund të përdor lehtësisht të gjitha shërbimet për të dalluar gjininë e fëmijës gjatë shtatzënisë. Por, ky mjet i shkencës për të ndihmuar jetën dhe shëndetin e njeriut, nuk mund të përdoret kundër vet njeriut, gruas në këtë rast. Është çnjerëzore detyrimi me çfarëdo forme në heqjen e fëmijës së gjinisë femërore. Jo pse ka zgjedhur një grua të abortojë por sepse partneri apo rrethi familjar është duke ju përshkruar vajzën e ardhshme të dytë, apo të tretë si një vështirësi apo si një disavantazh. Pavarësisht nga zgjedhja e dikujt, aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë i diskriminimit me elemente edhe të dhunës fizike por edhe të asaj psikologjike”, deklaroi Vitia.
Tutje, shtoi se vetëm vitin e kaluar në institucionet e shëndetësisë janë shënuar rreth 1070 aborte.
“Sa i përket abortit në vendin tonë, për shkak të arsyeve të ndryshme, fatkeqësisht nuk kemi të dhëna të sakta meqenëse aborti ende mbetet një sfidë dhe shumë herë me të dhëna të nën raportuara. Kurse për të dhëna të abortit selektiv nuk mund të flasim fare, meqenëse Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë lejon ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e 10, kurse përzgjedhja e gjinisë me këtë ligj është e ndaluar. Sipas të dhënave të vitit 2022, janë raportuar diku rreth 1070 aborte në institucione shëndetësore, shifër kjo që mund të jetë shumë herë më e lartë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.
Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë fushatës globale u vra Liridona Ademaj, rast ky që tronditi Kosovën.
“Për fat të keq jemi përsëri edhe sivjet në këtë fushatë globale ku ne u përballëm me një krim që tronditi Kosovën, ku një grua padrejtësisht në mënyrë kriminale dhe gjakftohtë u privua nga e drejta e saj për jetë. Dhe kjo e tregon se sa shumë është e rëndësishme aktivizimi, përgjegjësia, angazhimi i të gjithë neve, i gjithë shoqërisë por sidomos i institucioneve tona për të rritur vetëdijen për të drejtat që obligojnë që t’i respektojmë, për vetëdijesimin e vajzave dhe djemve tanë. Pra, ashpërsimi i masave të kriminelëve dhe për të krijuar mjedis të sigurt për vajzat dhe gratë tona”, u shpreh Nagavci.
Nagavci shtoi se aborti selektiv është praktikë e cila ndikon negativisht në aspektin e përgjithshëm emocional të nënave.
Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-s, Visare Mujko – Nimani tha se ndër vite ka pasur më shumë lindje të djemve se vajzave.
“Të dhënat statistikore në Kosovë dekada me radhë kanë indikuar në diskrepancë të raportit të lindjeve të foshnjave vajza dhe djem në krahasim me atë global. Fondi për popullsi i Kombeve të Bashkuara që në thelb të saj i ka të drejtat e njeriut, promovimin e barazisë gjinore dhe luftimin e diskriminimit gjinor, është e angazhuar fuqimisht dhe në mënyrë aktive në iniciativa të ndryshme për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e vajzave dhe grave në mbarë botën. Megjithatë, çështja e diskriminimit gjinor dhe preferencës gjinore ndaj djemve na kujton se puna jonë nuk është e plotë. Ne nuk duhet të trajtojmë pasojat, por duhet të trajtojmë shkaqet rrënjësore të diskriminimit me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave”, përfundoi ajo, raporton kp.
Fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore” ka për qëllim eliminimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo fushatë do të përfundojë më 10 dhjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite