Në Gjirokastër po bëhen përpjekje nga mjeshtërit vendas të gurit për të nxitur të rinjtë të merren me këtë profesion.
Zhvillimi i vrullshëm i turizmit po shoqërohet me nevoja të mëdha për restaurime të shtëpive historike rreth 200 vjeçare.
Bashkimi Evropian ka mbështetur së fundi edhe këmbimin e përvojës së mjeshtërive të gurit në zonat historike në të dy anët e kufirit shqiptaro -grek.
Në një godinë të pazarit historik të Gjirokastrës Rifo Huso një mjeshtër i ndërtimit të çative u flet për përvojën e tij një grupi arkitektësh të rinj.
Në qytetin historik që mbrohet nga UNESCO sfida e ruajtjes së banesave monumentale dhe asambleve arkitekturore rreth 200 vjeçare është bërë më e madhe për shkak se mjeshtërit e vjetër po pakësohen dhe të rinjtë i qëndrojnë larg këtyre mjeshtërive.
Huso flet për Zërin e Amerikës me pasion për punën që bën prej 40 vitesh në Gjirokastër si një mjeshtër i ndërtimit dhe mirëmbajtjes së çative të gurta.
“Është një zanat shumë i vështirë por i bukur dhe fitimprurës. Në çati nuk ke shumë liri për të punuar dhe lidhemi për masa sigurie nga lartësitë e mëdha të objekteve. Duke kaluar vitet duke ecur me punën tani ky zanat është bërë pjesë e jetës. Nuk mundet të rri dot pa punuar, pa hipur në çati dhe çdo ditë, edhe shi të bjerë, do të hipim të bëjmë diçka”.
Transmetimi i mjeshtërive tek të rinjtë është bërë i vështirë, thotë Huso, por ai sheh si mbështetje përgatitjen e tyre në shkollat profesionale.
“Të gjitha zanatet duhen mbështetur por ky edhe më shumë. Pa pasur njohuri fillestare të kësaj pune nuk mund të bëhesh. Do teori, do ato shkollat që i kam shumë qejf, profesionale. Një inxhinier mund të komandojë 50 punëtorë,100 punëtore ndërsa shkolla profesionale për mua është baza e çdo gjëje.”
Ndërsa Klodian Muço, një specialist i ekonomisë dhe turizmit thotë se rritja e shpejtë e turizmit në Gjirokastër kërkon medoemos përmirësimin e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë.
“Ne tashmë kemi parë që Gjiroakstra është kthyer në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik në Shqipëri. Kemi parë që problematikat e turizmit sot, apo le të themi në të ardhmen, janë që këtë qytet ta konservojmë dhe vlerat historike t`i ruajmë. Që turizmi të rritet gjithnjë e më tepër nevojitet të merremi me trashëgiminë, me kalimin e njohurive nga muratorët e vjetër që po plaken gjithnjë e më tepër tek të rinjtë.”
Zoti Muço thotë se është e rëndësishme, jo vetëm përvoja e mjeshtërve vendas, por edhe shkëmbimi i modeleve të bashkëpunimit me zonat kufitare në Greqinë fqinje të njohura për ndërtimet prej guri.
Një program i financuar nga Bashkimi Evropian po mbështet ruajtjen e e mjeshtërive tradicionale në zonat kufitare të Gjirokastrës në Shqipëri dhe Konicës në Greqi me zhvillime aktivitetesh në të dy anët e kufirit.
Kryetari i Bashkisë së Konicës në Greqi Niko Eksarhu thotë se vlerat e ndërtimeve prej guri janë unike në këtë rajon dhe ato duhen të mbrohen.
“Më vjen shumë keq që ato që kemi konstatuar në rajonin tonë, ndërtimet pa leje midis monumenteve dhe objekteve kulturore po i gjejmë edhe në rajonin tuaj edhe në Gjirokastër dhe në Përmet dhe më vjen shumë keq që zbatuat të njëjtat praktika negative që zbatuam edhe ne”, thotë zoti Eksarhu.
Kryetari i Bashkisë së Konicës thotë se nga të dhënat historike mjeshtër nga Konica kanë punuar në Gjirokastër në ngritjen e shtëpive historike prej guri dhe këto lidhje duhet të ripërtërihen.
Bashkia e Gjirokastrës thotë se ky vit ka shënuar rritjen më të ndjeshme të prurjes turistike të viteve të fundit me rreth mbi 300 mijë turistë , të cilët nxiten më së shumti nga interesi për tu njohur me këtë qytet unikal të ndërtuar prej guri. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A