Ajo shquhet për karrierën e gjatë muzikore, ndonëse një personazh shumë i pëlqyer nga publiku.
Bëhet fjalë për artisten nga Maqedonia, Big Mama, e cila ka një kohë të gjatë që i është bashkuar estradës.
E njëjta ishte e ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi” me një rrëfim për jetën, babanë dhe miqtë e ngushtë që i ndërruan jetë.
Këngëtarja theksoi se i është falenderuese të atit për gjithçka që është sot, pasi falë mbështetjes së tij, mundi të tejkalonte të gjitha sfidat.
Pyetjes “ku e merr energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive”, Big Mama iu përgjigj duke thënë se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, është bërë më e fortë.
Big Mama ka folur për dy tragjedi, në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.
Big Mama: Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falënderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im.
Erjona: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?
Big Mama: Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmonë të jesh pozitive?”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.
Erjona: Pse tragjedira?
Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025