LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës takojnë kryesinë e Klubit “Trojet”, bisedojnë për zgjedhjet e 17 dhjetorit

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës takojnë kryesinë e Klubit “Trojet”, bisedojnë për zgjedhjet e 17 dhjetorit

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale në Medvegjë, përfaqësuesit e listës shqiptare  në Medvegjë të prirë nga Nagip Arifi – kryetar i PD-së dhe njëherësh kryetar i Bujanocit, janë pritur në takim nga kryesia e Klubit “Trojet” në Prishtinë.

Pjesë e delegacionit nga Medvegja ishin bartësi i listës shqiptare Femi Beha, kryetari i PD-së dega në Medvegjë – Bajram Mustafa, të cilët aktualisht janë asamblistë komunalë në Medvegjë.


Gjithashtu pjesë e këtij delegacioni ishte Arben Ferati nga Shoqëria civile, prof. Gani Krasniqi, Sokol Halimi- kryetar i Bashkësisë Lokale të Tupallës dhe përfaqësues të tjerë politikë të kësaj komune në Luginën e Preshevës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që do të mbahen në Medvegjë me 17 dhjetor.

Temë e diskutimit ishte edhe pasivizimi  i adresave të shqiptarëve dhe ndikimi i kësaj në listën e votuesve.

Në takim u shpreh shqetësim i madh se si pasojë e pasivizimit të paligjshëm numri i shqiptarëve në listat e votuesve është dukshëm më i vogël. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori