LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, dyfishohen truprojat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kërcënohen nga krim

Shqipëri, dyfishohen truprojat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kërcënohen nga krim

Janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit në Shqipëri.

Nga 49 forca struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë është kthyer në super njësi me 103 persona. Njësia e blinduar, e njohur si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Të dy zyrtarët kanë qenë më herët në një nga mbledhjet e KLP-së për masat që duhen ndryshuar jo vetëm për ruajtjen e jetës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe për perimetrin e sigurisë së godinave.


Truprojat e policisë që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët e kërcënuar kanë detyrë të shërbejnë në të gjithë vendin dhe ky ndryshim bëhet me dije se u aprovua me urgjencë menjëherë mbas kërkesave në rritje për marrjen në ruajtje të njerëzve të drejtësisë, dy prej të cilëve krimi i kërcënoi duke ju vendosur lëndë plasëse në makinë, e të tjerë si Doloreza Mudabelliu dhe Merita Selimi ku planifikohej nga grupi kriminal i Laert Haxhisë që të sulmoheshin.

Njësia e Mbrojtjes së Veçantë ka buxhet më vete dhe parashikon një strukturë tjetër speciale njësia operacionale.

Me përjashtim të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani që për shkak të detyrës ruhet nga Garda e Republikës, Irena Gjoka si kryegjyqtare e posaçme ka katër oficerë të gardës për shkak të funksionit dhe dy të tjerë janë shtuar pas vendimit gjyqësor në dosjen “Partizani”.

Shtatë prokurorë dhe gjyqtarë ruhen aktualisht për shkak të kërcënimeve dhe dosjeve të forta që kanë nën hetim. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori