Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) në Shqipëri ra me 1.6 pikë në muajin nëntor, duke shënuar nivelin muajin e tretë radhazi pa rritje. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, megjithatë niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Rënia këtë muaj u ndikua kryesisht nga vlera më e ulët e treguesit të besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e industrisë dhe rënia e besimit konsumator. Në të kundërt, treguesi i besimit të ndërtimit dha kontribut pozitiv këtë muaj.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 0.6 pikë përqindje në muajin nëntor, duke shënuar rënie më të ngadaltë se në muajin e mëparshëm. Megjithatë, vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositëse, kryesisht ato të lidhura me eksportin.
Nga ana tjetër, ato raportuan të përmirësuar prodhimin aktual industrial. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara nga niveli i një muaji më parë, ndërsa pritjet për punësimin në të ardhmen janë në rënie. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rritje këtë muaj.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 4.4 pikë përqindje në nëntor, por duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike, me 12.3 pikë përqindje. Në rënien e besimit, kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në rritje.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 1.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i treguesit qëndron rreth 8 pikë mbi mesataren historike. Në rënien mujore të treguesit ndikuan kryesisht vlerësimet më pak pozitive për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj në të njëjtin nivel me një muaj më parë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje të lehtë.
Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje me 4.4 pikë përqindje në nëntor, duke qëndruar rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u përcaktua kryesisht nga vlerësime më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rritje, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i këtij treguesi është 2 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie blerjet në shuma të mëdha. Nga ana tjetër, ata ishin më optimistë lidhur me situatën financiare dhe ekonomike të vendit në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje