Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova.
Duke shprehur urimet më të përzemërta për udhëheqjen dhe stafin e kompanisë SPEEEX për rezultatet e jashtëzakonshme që kanë arritur, kryeministri tha se udhëtimi i kompanisë është një dëshmi e fuqisë së përkushtimit dhe punës së palodhur.
Ky rast, jo vetëm që shënon një hap të rëndësishëm për SPEEEX, por është tregues i qartë për ndikimin e mërgatës, në veçanti për fuqinë dhe ndikimin ekonomik të mërgatës tonë në Zvicër dhe nga Zvicra këtu në Kosovë.
“Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë, njëkohësisht është me fat që një shtet mik si Zvicra ka krijuar hapësira dhe mundësi për integrimin e popullit tonë atje”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se kjo ngjarje simbolizon rezultatet e prekshme të këmbënguljes, vizioneve dhe mundësive pikërisht këtu në vendin tonë. Kjo ngjarje na përkujton se vendi ynë, edhe pse i vogël në hapësirë, është vend për arritje dhe mundësi të jashtëzakonshme. Mundësitë në Kosovë, kombinuar me përvojat e Zvicrës bëjnë të mundur diçka të tillë.
Me këtë rast, ai tha se ndihet krenar që nëpërmjet forcimit të shtetit ligjor, i cili e rrit parashikueshmërinë e të bërit biznes dhe e mundëson investimin dhe riinvestimin, ne si qeveri mund të kontribuojmë për një ambient më të qëndrueshëm për bizneset dhe qytetarët tanë.
Në fund të fjalës, ai shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj gjithë atyre që kontribuan në këtë projekt të jashtëzakonshëm, duke thënë se puna dhe përkushtimi i palodhur jo vetëm që e kanë çuar SPEEEX-in në lartësi të reja, por kanë ngritur edhe profilin e vendit tonë në skenën globale, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore